Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Organizata Përtej Barrierave ka ndërtuar këtë platformë për arsye promovimi dhe nxjitje të vullnetarizmit në Shqipëri, si rezultat i projektit me të njëjtin emër, VullnetarizmiPikëAl. Platforma synon t’ju vijë në ndihmë përdoruesve, qofshin ata Ofrues të vullnetarizmit, vullnetarë apo vizitorë të platformës, duke ju sjellë një qasje dixhitale në menaxhimin e vullnetarizmit të struktuar dhe duke informuar mbi zhvillimet e vullnetarizmit në vend. Në këtë platformë vullnetarët dhe ofruesit mund të gjejnë njëri-tjetrin, ndërsa lexuesit/vizitorët do të gjejnë informacion dhe statistika në kohë reale.

Duke përdorur platformën www.vullnetarizmi.al ju bini dakord me kushtet dhe termat e përdorimit. Në rast se ju nuk dakordësoheni me ndonjë nga rregullat ose kushte e mëposhtme, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë platformë.

Ju lutemi lexojini ato me kujdes.

1. Përdorimi i lejuar i platformës

Përdoruesi merr përsipër të përdorë në mënyrë të duhur platformën në përputhje me këto Terma dhe Kushte të Përdorimit dhe ligjin ne fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Përmbajtja

Gjithë përmbajtja, informacioni dhe shërbimet e faqjes ofrohen për efekt informimi dhe bazuar mbi burime ekzistente online dhe/apo të krijuara nga stafi i VullnetarizmiPikëAl. Termi “Përmbajtje” përfshin pa kufizim, të dhëna tekst, fotografi, video, audio, dokumente, artikuj.

3. Mbrojtja e të dhënave personale  

Këto terma dhe kushte të përdorimit rregullohen ekskluzivisht me Ligjin Shqiptar “Nr.9887, datë 10.3.2008- Për mbrojtjen e të Dhënave Personale (i ndryshuar)”. Cdo mosmarrëveshje në lidhje me këto Terma dhe Kushte të Përdorimit të platformës rregullohet me Ligjin në fuqi. Përdorimi i kësaj faqe nënkupton pranimin e Ligjit në fuqi.

Duke përdorur platformën vullnetarizmit.al dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontaktin, individët dhe subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, individi/subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Individët dhe subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar). Kërkesa mund të drejtohet në adresën [email protected]

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.vullnetarizmi.al, Organizata Përtej Barrierave mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet regjistrimit dhe/apo plotësimit të formularëve online, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar për individët dhe subjektet përdoruese të platformës.

Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen me palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet dhe individët e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht, si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Vullnetarizmi.al.

Organizata Përtej Barrierave garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar).

4. Regjistrimi si Vullnetar

Rubrika e regjistrimit si vullnetar është vullnetare. Në asnjë moment asnjë individ nuk është i detyruar të kryejë regjistrimin. Nëse ju vendosni vullnetarisht të regjistroheni në platformën vullnetarizmit.al, ju jepni pëlqimin tuaj për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave tuaja në batabazën e platformës vullnetarizmit.al. Të dhënat tuaja procesohen dhe mbrohen sipas pikës 3.

Vetëm pasi të jeni regjistruar si vullnetar ju do të keni akses në të dhënat e lejueshme të ofruesve të vullnetarizmit të cilët do të mund ti kontaktoni përmes platformës. Komunikimi apo kontakti mes palëve mbetet konfidencial dhe nuk është i aksesueshëm për publikun, vizitorët apo stafin menaxhues të platformës. Organizata Përtej Barrierave dhe stafi menaxhues i platformës nuk mban asnjë përgjegjësi për komunikimin apo marrëdhënien e mëtejshme mes palëve (vullnetar-ofrues vullnetarizmi).

5. Regjistrimi si Ofrues i vullnetarizmit

Rubrika e regjistrimit si Ofrues i Vullnetarizmit është vullnetare. Në asnjë moment asnjë subjekt nuk është i detyruar të kryejë regjistrimin. Nëse ju vendosni vullnetarisht të regjistroheni në platformën vullnetarizmit.al, ju jepni pëlqimin tuaj për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave tuaja në batabazën e platformës vullnetarizmi.al. Të dhënat tuaja procesohen dhe mbrohen sipas pikës 3.

Vetëm pasi të jeni regjistruar si Ofrues i vullnetarizmit ju do të keni akses në të dhënat e lejueshme të vullnetarëve të regjistruar, të cilët do të mund ti kontaktoni përmes platformës. Komunikimi apo kontakti mes palëve mbetet konfidencial dhe nuk është i aksesueshëm për publikun, vizitorët apo stafin menaxhues të platformës. Organizata Përtej Barrierave dhe stafi menaxhues i platformës nuk mban asnjë përgjegjësi për komunikimin apo marrëdhënien e mëtejshme mes palëve (vullnetar-ofrues vullnetarizmi).

6. Menaxhimi i faqes

Menaxhimi i Vullnetarizmi.al është pronësi ekskluzive e organizatës Përtej Barrierave. Përdoruesi e ka të ndaluar të redaktojë dhe/ose të ndryshojë përmbajtjen e Faqes, të përdorë software ose pajisje për të ndërhyrë ose të tentojë të ndërhyjë në mënyrë elektronike ose me dorë në funksionimin ose funksionalitetin e faqes. Ndër të tjera përdoruesi e ka të ndaluar të ngarkojë ose të vërë në dispozicion fotografi që përmbajnë të dhëna të korruptuara apo viruse me anë të çdo mjeti. Përdoruesit që duan të përdorin faqen tonë për të publikuar materiale, lajme apo informcione në lidhje me vullnetarizmin, duhet ti dërgojnë ato më parë tek stafi menaxhues i faqes dhe pas një kontrolli për vërtetësinë e burimeve dhe informacionin, stafi do të vendosë nëse do ti publikojë ato në platformë.

7. Aksesueshmëria e faqes

Organizata Përtej Barrierave rezervon të drejtën për ta edituar, mbyllur apo transferuar faqen ueb për periudha të caktuara kohore dhe për arsye të mirëmbajtjes së zakonshme. Ndërprerjet e shërbimit dhe vonesat mund të ndodhin në çdo kohë dhe do të njoftohen për përdoruesin paraprakisht.

8-Lidhjet e jashtme me faqe të palëve të treta

Kjo platformë përmban lidhje të jashtme me faqe të tjera. Organizata Përtej Barrierave do të sigurohet që burimet e përdrura nga palë të treta të jenë të kontrolluara dhe cilësore, por Përtej Barrierave nuk ka kontroll mbi këto faqe dhe për këtë arsye nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtjen e tyre.

9-Të Drejtat e Pronësise Intelektuale

Përtej Barrierave është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale sipas Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse. Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr regjistrimin e profilit tuaj në një nga dy mënyrat e lart përmendura në Pikat 4 dhe 5. Individi dhe subjekti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Individi dhe subjekti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga palë të trets të paautorizuars, Organizata Përtej Barrierave duhet tё njoftohet menjёherё. Në përputhje me kuadrin ligjor, Individi dhe subjekti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Individi dhe subjekti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: [email protected] .


Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e VullnetarizmiPikëAL. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të Organizatës Përtej Barrierave, përvec ndërlidhjeve dhe/ose informacioneve të marra nga faqe të treta dhe burime të tjera të cilat janë të cituara. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Individi dhe subjekti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

Përmbajtja e kësaj platforme mund të shpërndahet në rrjet duke cituar burimin. 

Komentet janë të mbyllura.