Vullnetarizmi në udhëkryq!
Vullnetarizmi në udhëkryq!
Publikuar më: 05/12/21
Sot në e Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 2021 ne duam ta vëmë theksin tek nevoja për përmirësim dhe Ligji 45/2016 “Për Vullnetarizmin”!
Ne Përtej Barrierave kemi shume për të festuar kur flitet për vullnetarizmin, pasi kemi mbi 15 vite që i dedikohemi, duke angazhuar me mijëra të rinj deri më sot, duke punuar me partner nga gjithë rajoni dhe Europa e duke sjellë risi dhe duke vënë standarde! Kemi qenë të parët që sollëm Shërbimin Vullnetar Lokal, një program I vullnetarizmit të strukturuar sipas sdandardit Europian, të cilin e mbyllëm në vitin 2016, për shkak të aprovimit të Ligjit të Vullnetarizmit!
Ndaj SOT, pikërisht sot NUK duam të festojmë, duam të NGREMË ZËRIN!
Që prej vitit 2016 kemi një Ligj për Vullnetarizmin i cili na ka lënë të gjithëve në udhëkryq! Në vend që ta rregullonte dhe bënte terrenin më mundësues, realiteti tregon që ky ligj ka krijuar një barrierë me të cilën ofruesit e vullnetarizmit nuk dijnë si të veprojnë. Ligji 45/2016 ka krijuar vështirësi dhe paqartësi për organizimin e aktiviteteve vullnetare nga OSHC-të dhe institucionet. Që vullnetarët të japin më të mirën e tyre për komunitetin, nevojitet një mjedis mundësues për të gjithë ofruesit e vullnetarizmit, duhet krijuar qëndrueshmëri, shërbejnë standarte dhe cilësi e shërbimeve vullnetare. Ligji aktual, fatkeqësisht ska bërë ende asnjërën nga këto! Ndaj sot dhe pse kemi një ligj, kemi vullnetarizëm të pa organizuar, të pa regjistruar, të pa deklaruar e të pa vlerësuar!
Vullnetarizmi është me të vërtetë falas, por vetëm për ata që e bëjnë! Për ne që e organizojmë vullnetarizmi kushton shumë! Ndaj një ligj i cili përvecse nuk propozon një paketë financiare mbështetëse, e vesh ofruesin e vullnetarizmit me një barrë të madhe administrative dhe financiare për të cilën ai duhet ta sigurojë pa asnjë mbështetje.
A e dini ju sa vullnetar janë të regjistruar në sitemin e Deklarimit të Vullnetarëve online pranë AKPA? ASNJË!
A e dini sa ofrues vullnetarizmi janë të regjistruar po në këtë sistem? ASNJË!
A e dini që ky është në fakt detyrim ligjor për ofruesit e vullnetarizmit?
Epo faktet janë këto! Sistemi i krijuar nga Ligji 45/2016 nuk është funksional, nuk përdoret dhe nuk NDIHMON!
Ndaj sot më shumë se kurrë rikujtojmë gjithë sektorin e shoqërisë civile të ngrejë zërin për të kërkuar rregullimin e menjëhershëm në terrenin social e ligjor të vullnetarizmit!
Qëndrimin, kërkesat dhe rekomandimet tona i gjeni në këtë Letër Politikash
https://beyondbarriers.org/…/11/POlicy-Brief-VAL-1.pdf
Gëzuar ditën tuaj JU që gjeni pak kohë për të dhënë nga vetja! Gëzuar gjithë VULLNETARËVE tanë ndër vite dhe FALEMINDERIT!
Stafi i Përtej Barrrierave