VullnetarizmiPikëAl ndak eksperiencën me organizatat Turke

VullnetarizmiPikëAl ndak eksperiencën me organizatat Turke

Publikuar më: 24/06/21

Qytetaria aktive, iniciativat qytetare dhe vullnetarizmi” quhet eventi online i organizuar nga EU TACSO në Turqi, në datën 24 Qershor 2021, nën programin P2P. Organizatat e shoqërisë civile nga e gjithë Turqia, ppjësëmarrëse në këtë aktivitet u mblodhën me synim krijimin e hapjes së një diskutimi mbi praktikat e ndryshme të vullnetarizmit të cilat do të ndihmonin në situatën aktuale ku Turqia ka gati propozimin dhe miratimin e një ligji mbi vullnetarizmin për të cilin sektori i organizatave është i shqetësuar mbi efektet që mund të sjellë. 

Përtej Barrierave e përfaqësuar nga kordinatorja e projektit VullnetarizmiPikëAl, znj Irena Topalli ishte e ftuar në këtë event për ti njohur partnerët dhe pjesëmarrësit me situatën aktuale të vullnetarizmit në Shqipëri dhe vetë hapat e ndërmarra nga projekti. Gjatë prezantimit të saj ajo foli mi kuadrin ligjor dhe sfidat që ai paraqet si dhe i njohu të pranishmit me hapat e ndërmarra nga projekti për të përmirësuar terrenin ligjor dhe social të vullnetarizmit në Shqipëri. 

Po ashtu të ftuar në aktivitet ishin e organizatave partnere të Përtej Barrierave ADP-Zid  nga Mali i Zi dhe Mladinski Kulturen Centar – Bitola/Youth Cultural Center – Bitola nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë qenë njëkohësisht pjesë e konsultimeve që PB ka bërë me ta në kuadër të projektit VullnetarizmiPikëAl. 

  1. Kreu
  2. /
  3. Lajme
  4. /
  5. VullnetarizmiPikëAl ndak eksperiencën...

Komentet janë të mbyllura.