Të dhëna nga Studimi Kombëtar “Vullnetarizmi në Shqipëri”

Të dhëna nga Studimi Kombëtar “Vullnetarizmi në Shqipëri”

Publikuar më: 28/05/21

Sipas Studimit Kombëtar  “Vullnetarizmi në Shqipëri”, qytetarët Shqiptar janë të prirur të anagazhohen në mënyrë vullnetare. Duke marrë parasysh të gjithë periudhën pas viteve 90 e deri më sot, mund te themi  që vullnetarizmi shihet më së shumti si një angazhim i të rinjve, pra lidhet direkt me moshat mes 15-35 vjec dhe më rrallë gjen raste kur qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë tendencë ta shohin kontributin vullnetar si pjesë të tyren gjithashtu. 

Pjesa më e madhe e të pyeturve 92% bien dakord se vullnetarizmi ndikon në rritjen e socializimit, krijimin e kontakteve me njerëz të rinj; rritjen e vetëbesimit; përmirësimin e aftësive të të komunikuarit; përfitimin e eksperiencave dhe aftësive praktike (91%). Një pjesë tjetër e konsiderueshme (88%) besojnë se vullnetarizmi nxit të menduarin kritik; përmirëson shëndetin psikologjik, mendor; ndikon në rritjen personale, njohjen më të mirë të vetvetes dhe vetëpërmbushje (89%).

Të dhëna të tjerat të studimit tregojnë se 77% e të anketuarve mendojnë se vullnetarizmi është shumë i nevojshëm, 22% është i nevojshëm dhe vetëm 1% mendojnë se nuk është aspak i nevojshëm edhe pse nuk kanë mjaftueshëm njohuri në lidhje me institucionet që mund të ofrojnë mundësi dhe hapësirë për kontribut vullnetar.

Grupmosha e cila ka njohuri në lidhje me institucionet ku mund të drejtohen për vullnetarizëm është grupmosha 30-45 vjeç (70%).  

44 % e të rinjve të moshës 18-29 vjeç nuk kanë aspak informacion se ku të drejtohen.

2/3 e qytetarëve nuk kanë informacion rreth ligjit 45/2016 “Për Vullnetarizmin”

Rreth 80% e ofruesve të vullnetarizmit nuk kanë informacion rreth Ligjit Për Vullnetarizmin dhe 87 % e qytetarve  nuk kanë informacion rreth Librezës së Vullnetarit

Studmin e plotë mund ta gjeni në këtë link Vullnetarizmi-ne-Shqiperi_-Studimi-Kombetar_compressed.pdf (beyondbarriers.org) 

  1. Kreu
  2. /
  3. Lajme
  4. /
  5. Të dhëna nga Studimi...

Komentet janë të mbyllura.