1. Regjistrohu si Vullnetar ose Ofrues

2. Kontrollo & verifiko Emailin

3. Plotëso profilin

4. Kërko mundësi vullnetarizmi/vullnetarë

Gjej mundësi

Vullnetarizmi

Çfarë është platforma VullnetarizmiPikëAL?

Platforma VullnetarizmiPikëAL është një platformë kombëtare dixhitale ndërvepruese për vullnetarizmin në Shqipëri, si një mjet promovues, informativ, lehtësues dhe i organizuar për rekrutimin e vullnetarëve, por edhe një risi në mbledhjen dhe ofrimin e të dhënave cilësore dhe sasiore në këtë fushë.
Kjo platformë ju oofron rritje të kapaciteteve me informacion, burime dhe mjete për të gjithë aktorët e interesuar në sektorin e vullnetarizmit.

Të drejtat dhe përgjegjësit e vullnetarit

  • Të njihet me përshkrimin e vullnetarizmit që do të kryejë;
  • Të informohet për kushtet e punës dhe rreziqet që lidhen me punën që do të kryejë;
  • Të kërkojë marrjen e masave të sigurisë teknike gjatë kryerjes së punës;
  • Të informohet nga ofruesi i vullnetarizmit për rregullat e përgjithshme të punës dhe rregullat e etikës së vullnetarit;
  • Të trajnohet, nëse është e nevojshme, në përputhje me natyrën e punës që do të kryejë;
  • Të pajiset me librezë vullnetari;
  • Të përfitojë pushime ditore në kohëzgjatjen e vullnetarizmit në rast se ka shkaqe të arsyeshme dhe të provueshme, si sëmundje, etj.
  • Të përfitojë pushime midis orëve të kryerjes së vullnetarizmit, në varësi të llojit të vullnetarizmit që kryen;
    Të kërkojë mbrojtjen e të dhënave personale;

Lexo më shumë...

Përgjegjësitë e ofruesit të vullnetarizmit

  • Të sigurojë kushtet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e vullnetarizmit;
  • Të lëshojë një vërtetim me shkrim me të dhëna për vullnetarizmin e kryer nga vullnetari;
  • Të plotësojë librezën e vullnetarit;
  • Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale të vullnetarit;
  • T’i sigurojë vullnetarit pagesën e shpenzimeve të nevojshme për kryerjen e vullnetarizmit, si shpenzime transporti, shpenzime trajnimi, si dhe shpenzime ushqimi.

Në kohë reale @ VullnetarizmiPikëAl

6 Vullnetarë të regjistruar
Pertej Barrierave
4 Ofrues të regjistruar

Jemi krenarë të ndajmë me ju se deri tani janë regjistruar 32 orë vullnetarizmi në platformë.

Menaxher i mediave sociale

Lexim librash per femije

Shkrim artikuj ne blog

Postime ne rrjetet sociale

Alzheimer caffe

Lajme mbi vullnetarizmin në Shqipëri

Vullnetarizmi në udhëkryq!

RTSH Radio Televizioni Shqiptar- VullnetarizmiPikëAL

Euronews Albania-VullnetarizmiPikëAL

Emision radiofonik “Vullnetarizmi në perspektivën e Vullnetarëve”

Jeni organizatë/institucion dhe doni të pubikoni lajmet tuaja mbi vullnetarizmin? Na kontaktoni

"Shumë shpesh ne nënvlerësojmë fuqinë e një prekjeje, një buzëqeshjeje, një fjale të mirë, një veshi që dëgjon, një kompliment të sinqertë, të gjitha kanë potencialin për të ndryshuar jetën."

Leo Buscaglia

Lidhuni me ne

Ky projekt realizohet nga:

Pertej Barrierave
PVN & CPD

Ky projekt realizohet nga Organizata Përtej Barrierave në partneritet me Projektet Vullnetare Ndërkombëtare dhe Qendrën “Progres dhe Zhvillim”, me mbështetjen e instrumentit të granteve strategjike të  Lëviz Albania, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Copyright 2021. Të gjtiha të drejtat e rezervuara.

Komentet janë të mbyllura.